11 përbërësit për një mëngjes të shëndetshëm…

Në këtë artikull do t’jua tregojmë se kush janë përbërësit e duhur me të cilin të përgatisni një vakt të shëndetshëm në mëngjes, transmeton Femina.al.

Tërshëra

Tërshëra është një superushqim. Ndër përfitimet e këtij ushqimi janë:

  • zvogëlon nivelin e kolesterolit dhe problemet me zemrën.
  • përmirëson procesin e tretjes.
  • në sajë të sasisë të madhe të ujit që absorbon, tërshëra përshpejton dhe përmirëson tretjen.
  • zvogëlon rrezikun e atyre që vuajnë nga diabeti.

Kosi

Ky ushqim ofron proteina dhe kalcium. Një filxhan kos të jep ndjesinë e ngopjes që ju duhet për të filluar ditën tuaj. Nëse nuk ia pëlqeni shijen ose do të preferoni diçka të ëmbël, mund t’i shtoni copa frutash dhe një gjysmë luge çaji mjaltë.

Qitro

Qitroja do të jetë aleati juaj nëse dëshironi të humbni disa kilogramë në disa ditë. Është treguar se të hahet një gjysmë qitro para ushqimit ndihmon në zvogëlimin e yndyrnave të tepërta që grumbullohen në trup.
Ta konsumoni në mëngjes, gjithashtu ndihmon për të mbajtur nën kontroll nivelin e glukozës gjatë gjithë ditës.

Bukë gruri

Karbohidratet janë të rëndësishme për një mëngjes të shëndetshëm. Para se të zgjidhni llojin e bukës, mos harroni se jo të gjitha karbohidratet janë të mira për trupin. Rregulli është që të zgjidhni një bukë të bërë nga drithëra të plota.

Banane

Nuk ka ushqim më të mirë se banania për të shmangur urinë në mes të ditës. Duke qenë e pasur me kalium, banania ul presionin shpejt dhe natyrshëm. Ajo është e shkëlqyer me kos dhe tërshërë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button