Vrasje me armë zjarri në Tiranë

Një 32-vjeçar është vrarë me armë zjarri pasditen e sotme në Tiranë.

Policia njofton se rreth orës 17.50, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Shefqet Musaraj”, një shtetas ndodhet i dëmtuar në një automjet, transmeton Top Channel.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se: Në rrugën “Shefqet Musaraj”, në një mjet është gjetur i plagosur me armë zjarri shtetasi Emiljano Boçi, 32 vjeç, nga Vlora, i cili u dërguar menjëherë në spital, ku ka ndërruar jetë.

Ndërkohë në spital ka shkuar i dëmtuar me armë zjarri në shpatull edhe shtetasi M.D., 27 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button