Ndahet nga jeta mjeshtri i valles shqiptare, Rexhep Çeliku
Është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 63-vjeçare mjeshtri i valles shqiptare Rexhep Çeliku, njofton Top Channel.
Prej kohësh Rexhep Çeliku vuante nga një sëmundje e rëndë.
Rexhep Çeliku ishte solisti i parë i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve, ndërsa vetëm pak ditë më parë presidenti Meta i akordoi titullin “Nderi i Kombit”.