Emigrantët – fokusi kryesor i presidencës italiane në OSBE

Ministri italian i Punëve të Jashtme Anxhelino Alfano deklaroi se prioritet i lartë i presidencës italiane me OSBE-në do të jetë situata në Detin Mesdhe, përmes të cilit Italia përballet me fluks masiv të emigrantëve afrikanë, transmeton MIA. 

Alfano deklaroi se në Detin Mesdhe “luhet një lojë me letra, e cila ka dimensione dhe rëndësi globale”.

“Kriza e emigrantëve do të jetë e pazgjidhur, nëse ne nuk ndërmarrim përgjegjësi dhe se nuk ka solidaritet ndërkombëtar”, deklaroi Alfano në Vjenë, ku i promovoi prioritetet e presidencës italiane me OSBE-në.

Lidhur me konfliktet e Lindjes së Afërt, ku OSBE-ja luan rol të rëndësishëm vëzhgues, Alfano paralajmëroi se ish-ministri italian i Punëve të Jashtme, Franko Fratini do të jetë i dërguar për Pridnjestrovjen – pjesa verilindore e Moldavisë.

Lidhur me Ukrainën, Alfano paralajmëroi se do ta vizitojë rajonin nga fundi i janarit dhe u bëri thirrje Rusisë dhe Ukrainës që të punojnë në qetësimin e konfliktit në Donbas.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button