Turqi, burg të përjetshëm për 28 anëtarë të FETO-s

Gjykata Penale në Ankara ka shpallur fajtor 28 persona për lidhje me organizatën terroriste FETO, duke i dënuar me burg të përjetshëm, theksojnë burime gjyqësore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Trembëdhjetë të akuzuarit u dënuan me burg të përjetshëm nën kushte të rrepta, ndërsa edhe 15 të tjerë janë dënuar me burg të përjetshëm për shkak të tentimit për marrjen e godinës së Turk Telekom në Stamboll gjatë grusht shtetit të dështuar në korrik të vitit 2016.

Atyre po ashtu u është shqiptuar burg prej 1.519 vjet për “privimin e lirisë së njerëzve”, tha burimi, duke folur në kushte anonime.

FETO, në krye me Fetullah Gylen, është përgjegjës për tentativën për grusht shteti në Turqi më 15 korrik të vitit 2016, gjatë të cilës ranë dëshmorë 250 persona, ndërsa afër 2.200 të tjerë u plagosën. FETO ka qenë pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button