Lidhja Demokratike propozon referendum konsultativ për çështjen e emrit

Lidhja Demokrate e Maqedonisë konsideron se arritja e kompromisit për tejkalimin e kontestit rreth emrit të imponuar nga Greqia është çështje për të cilën është i nevojshëm konsensus politik dhe qytetar, njofton Portalb.mk.

“Që të vihet deri te zgjidhja është i nevojshëm inkurajim politik dhe përgjegjësi. Zgjidhja që nuk e dëmton identitetin dhe gjuhën mund të jetë bazë që t’i zhbllokojë proceset euroatlantike dhe Maqedonia të marrë ftesë për anëtarësim në NATO dhe të fillojë me bisedimet për hyrje në BE. Por, si do që të jetë marrëveshja kompromise, vendimin duhet ta miratojë Kuvendi, ku të zgjedhurit e popullit do ta marrin përgjegjësinë për të ardhmen e shtetit”, deklaruan nga Lidhja Demokrate.

Sipas partisë, referendumi mund të jetë alibi e udhëheqësisë politike dhe ta hedh poshtë gjithë procesin, nëse më herët nuk sigurohet konsensus politik-partiak, për atë e rinovojnë idenë për një referendum konsultativ.

Nga Lidhja Demokrate apelojnë që seriozisht të mendohet për idenë për mbajtjen e një referendumi konsultativ ku qytetarët do të shprehen para se të arrihet marrëveshje përfundimtare mes Maqedonisë dhe Greqisë.

LEXO: Në Nju-Jork bisedime të reja për emrin, Osmani nga Athina porosit se ky vit është shans historik

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button