Vasili: Rama mashtrues i rëndomtë, vetingu është në fuqi falë votave të LSI-së

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili e quan mashtrues pa shërim kryeministrin Rama.

Nga selia e Lëvizjes Socialiste për Integrim, përmes një deklarate për median Vasili iu përgjigj Ramës i cili deklaroi se rruga që i kishte ndarë ata në koalicionin e mandatit të qeverisjes së parë kishte qenë pikërisht reforma në drejtësi.

“Është mashtrues pa shërim, mashtrues i rëndomtë dhe shkollëpakët. Një pyetje publike i bëj Ramës, cili është ligji, elementi kushtetues dhe nisma legjislative që nuk ka pasur apo ka pasur pengesë nga LSI?! Ky jo vetëm që është mashtrues por dhe i paditur”, shprehet Vasili.

Më tej ai thekson se Rama ka thënë më ndihmoni ta kap drejtësinë që ti bëj presion kundërshtarëve, ndërsa shton se falë votave të LSI vettingu është në fuqi.

“Vetingu është në fuqi falë votave të LSI-së. Pa 21 votat e LSI-së nuk do të kishim veting në Shqipëri.  Ai i detyrohet mirënjohje LSI por është i pabesë prandaj ka këtë qëndrim. Ai që vdiq reformën në drejtësi është Edi Rama. Ai është autori i vrasjes së reformës në drejtësi. Do pranohet në shqip apo në drejtësi nuk ka rëndësi”, tha Vasili.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button