Ndryshim i kuadrit në Këshillin Programor të RTVM-së

Këshilli Programor i Radio Televizionit të Maqedonisë zgjodhi kryetar të ri. Në seancën e fundit para festave të Vitit të Ri, Këshilli e shkarkoi kryetaren e deritanishme Snezhana Klinçarova, ndërsa në vendin e saj e zgjodhi Smilka Janeska -Sarkanjac, theksohet në kumtesën e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë.

Profesoresha e Fakultetit të Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike (FSHIIK), Janeska-Srakanjac është anëtare e Këshillit e propozuar nga konferenca interuniversitare.

Pas zgjedhjes së Sarkanjac, kryetarja e deritanishme Klinçarova në shenjë revolte gojarisht ka paralajmëruar dorëheqje nga anëtarësia në Këshillin Programor.

Në seancën e njëjtë është shkarkuar edhe zëvendëskryetari i deritanishëm i Këshillit Agim Leka, ndërsa në vendin e tij është zgjedhur anëtari i Këshillit i propozuar nga SHGM, kryeredaktori i gazetës së përditshme Koha, Vedat Memedaliu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button