Milani pranë një tjetër ‘goditje’ të bujshme, sulmuesi gati për në ‘San Siro’

Sulmuesi Theo Walcott gjatë merkatos së janarit më shumë mundësi do të largohet nga Arsenali.

E përditshmja italiane “Corriere dello Sport” raporton se Walcott është vetëofruar tek Milani pasi nuk po gjen hapësirë në formacionin e parë të Arsene Wengerit, shkruan “Football-Italia”, raporton SYRI.net.

Megjithatë Milan mund ta transferojë Walcottin vetëm përmes një marrëveshjeje për huazim me opsion për ta blerë, pa përmendur faktin se lojtari duhet ta ulë pagën në mënyrë drastike nëse vërtet dëshiron t’iu bashkohet “Kuq e zinjve”.

Image

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button