Ja si të bëni vetë maskën e zezë për fytyrë dhe ja pse është kaq e dobishme për ju!

Pas ditëve me ushqime të rënduara, ka një përbërës që të ndihmon shumë për detoksifikimin e lëkurës. Yndyra nga ushqimet e rënda, sheqeri apo edhe hipokaloritë ndikojnë në acarimin e lëkurës dhe i sjellin asaj edhe shqetësime apo edhe akne, shkruan Class. Maska e zezë është një prej rekomandimeve të dermatologëve për pastrimin dhe detoksifikimin e lëkurës pas shumë ushqimeve të rënda, por ajo që rekomandohet më shumë është maska me qymyr druri. Sipas Dr. Josh Axe, nutricionist dhe mjek popullor, “qymyri është një lëndë potenciale natyrore, e cila përdoret për të eliminuar toksinat që ka mbledhur fytyra.”

Por e di që mund ta bësh vetë një maske me qymyr? Ja cila është receta e kësaj maske, e freskët dhe mbi të gjitha detoksifikuese.

Përbërësit:

Kombino 1 lugë çaji argjile pluhur, 1 lugë çaji qymyr pluhur, 1 lugë çaji uthull molle dhe disa pika vaj esencial (kokosi) në një shishe të vogël. Nëse masa të duket akoma e thatë, thjeshtë shto pak ujë për të bërë një përzierje të mirë.

Aplikoje maskën e përftuar duke përdorur gishtat ose furçën e grimit. Kujdes hapësirën rreth syve.

Mbaje kështu për 10 minuta, pastaj pastroje me ujë të ngrohtë dhe fshije lehtësisht me peshqir.

Përdor një krem hidratant të zakonshëm.

Këshillohet përdorimi jo më i shpeshtë se 1 herë në javë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button