Gjatë vitit 2017 në Turqi u ekstraduan 108 kriminelë

Më shumë se 100 kriminelë nga 32 vende janë ekstraduar në Turqi në vitin 2017, bëjnë të ditur burime të institucioneve të sigurisë së këtij vendi, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekstradimet u bënë të mundur nëpërmjet koordinimit të policisë turke me homologët e huaj. Departamenti i Interpol-Europol i Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë gjithashtu ka ekstraduar 81 persona në vitin 2016 dhe 91 në vitin 2015.

Numri më i madh i të dënuarve, 17, u ekstraduan nga Gjermania. Gjeorgjia pason me 13 ekstradime, Azerbajxhani me 11 dhe Republika Turke e Qipros Veriore (RTQV) me 10.

Bullgaria, Rumania, Arabia Saudite dhe Ukraina ekstraduan nga katër kriminelë secila.

Poashtu, rreth 21 të dyshuar u ekstraduan në Turqi, duke përfshirë tre nga Azerbajxhani dhe Spanja, dy nga Mbretëria e Bashkuar, Taxhikistani dhe Suedia, dhe nga një nga Bullgaria, Kazakistani, Franca, Maroku, Maqedonia, Paraguai, Austria, Gjermania, dhe Serbisë.

Njëmbëdhjetë nga të dyshuarit u akuzuan se kanë qenë anëtarë të organizatës terroriste FETO, 23 për trafikim të drogës dhe dy të dyshuar u akuzuan për “ngjarje terroriste”.

Për herë të parë, Peruja, Kosova, Mali i Zi, Mianmari, Tajlanda, Malajzia dhe Kina kanë ekstraduar nga një të dyshuar për trafikim dhe akuza për terrorizëm.

Policia turke gjithashtu bëri të mundur ekstradimin e anëtarëve të lartë të FETO-s, edhe atë një nga Malajzia, Qiproja Veriore, Tailanda dhe Bahreini dhe dy terroristë të PKK-së, nga Libani dhe Siria.

Organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gylen, orkestruan grushtin e mposhtur të shtetit më 15 korrik të vitit 2016, i cili la 250 dëshmorë dhe rreth 2.200 të plagosur. FETO ka qëndruar pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.

Disa të tjerë u ekstraduan nga Turqia, duke përfshirë shtatë trafikantë të dyshuar të drogës dhe katër të akuzuar për vrasje.

PKK radhitet si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe BE-ja. Në fushatën e saj terroriste më shumë se tre dekade kundër Turqisë, mbi 40,000 njerëz janë vrarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button