Shqipëri, KQZ shtyn mbledhjen për mandatin e deputetëve Rakipi e Rehovica

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqipërisë (KQZ), në mbledhjen e sotme vendosi shtyrjen e vendimit për heqjen ose jo të mandatit të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica, raporton Anadolu Agency (AA).

KQZ, pasi shqyrtoi rezultatet e verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme të Shqipërisë, për deputetët Rakipi dhe Rehovica, në zbatim të ligjit numër 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i ka kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme material shtesë për të marrë një vendim për heqjen ose jo të mandatit të dy deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Kujtojmë se Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar disa ditë më parë ndërprerjen e mandatit për deputetin e Partisë për Drejtësi dhe Unitet, Aqif Rakipi dhe deputetin e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Gledion Rehovica, të cilët sipas organit të akuzës rezultojnë se janë subjekt i ligjit të “Dekriminalizimit”.

Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, dyshohet se Aqifi dhe Rehovica kanë kryer vepra penale jashtë Shqipërisë.

Me kërkesën e njërit prej anëtarëve të KQZ-së, ky institucion ka vendosur ta shtyjë për në datë 5 janar mbledhjen për shqyrtimin e kësaj kërkese, duke i kthyer materialet Prokurorisë së Përgjithshme për plotësim.

Dy ligjvënësit morën mandatin e deputetit në zgjedhjet e mbajtura më 25 qershor të vitit të kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button