Ushtria izraelite ndërhyn ndaj protestuesve në Gaza

Një palestinez është plagosur gjatë ndërhyrjes së ushtarëve izraelitë ndaj protestuesve të cilët ishin mbledhur në kufirin e Gazës, për të protestuar kundër vendimit të SHBA-ve për Kudsin, raporton Anadolu Agency (AA).

Ushtarët ndërhynë me gaz lotsjellës, plumba gome dhe plumba të vërtetë kundër protestuesve palestinezëve, të cilët u mblodhën në rajonin kufitar të qytetit Han Junus, në jug të Gazës.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë të Palestinës, Eshref el-Kudra në një deklaratë me shkrim ka njoftuar se një palestinez është plagosur në këmbë si pasojë e ndërhyrjes së ushtrisë izraelite. Ai bëri të ditur se i plagosuri nuk është në rrezik për jetën.

Që kur presidenti amerikan Donald Trump, më 6 dhjetor e njohu Kudsin si “kryeqytet të Izraelit” dhe paralajmëroi zhvendosjen e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kuds, në Bregun Perëndimor dhe në Gaza nuk kanë të ndalur protestat.

Ushtarët izraelitë përveç gazit lotsjellës dhe plumbave të gomës, kohë pas kohe në protesta po ndërhyjnë edhe me plumba të vërtetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button