Haradinaj ia rriti pagën edhe Thaçit!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ditë më parë mori një vendim për t’ia rritur pagën vetes dhe kabinetit të tij qeveritar. Ky vendim po cilësohet si i paligjshëm nga shoqëria civile dhe nga partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës.

Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje i është drejtuar Agjensionit Kundër Korrupsion dhe Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje.

Ndërsa sot, përmes një postimi në Facebook, deputetja Haxhiu ka bërë me dije se me rritjen e pagave për qeveritarët i është rritur edhe paga e Presidentit të vendit, Hashim Thaçit.

“Aktualisht, sipas vendimit të paligjshëm, arbitrar e skandaloz të Qeverisë Haradinaj për pagat e tyre, paga e Haradinajt është paga më e lartë krahasuar me pagat e udhëheqësve tjerë. Ndërkohë në nenin 11 të ligjit për Presidentin thuhet: 1. Paga e Presidentit të Republikës së Kosovës është paga më e lartë në kuadër të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës. 2. Paga e Presidentit të Republikës gjithmonë duhet të jetë së paku njëzet e pesë përqind (25%) më e lartë se të ardhurat e përgjithshme të Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe udhëheqësve të tjerë institucional”, ka shkruar Haxhiu në Facebook, raporton Koha.net.

“Pra nëse Haradinaj do të ketë pagën afër 3000, Hashim Thaçi do ta ketë më shumë se 3500, ose afër 4000, plus meditjet e reprezentacioni! Është tmerr i vërtetë”, u shpreh Haxhiu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button