Fetai: Prokuroria Speciale nuk do ndalet, do të hap lëndë të reja

Prokuroria Speciale paralajmëroi se seriozisht shqyrtohet mundësia lëndët për të cilat Katica Janevës i skadoi afati për ngritjen e aktpadive, të përfundojnë në gjyq përmes Prokurorisë së rregullt. Mundësinë e sqaroi prokurorja Fatime Fetai në intervistën e mbrëmshme në emisionin “360 Gradë” në Alsat M. Por, duke pas parasysh faktin që vetëm PSP është kompetente për lëndët që dalin nga përgjimet e paligjshme, edhe vetë tha se për t’u realizuar mundësia e këtillë, ndoshta do të nevojiten ndryshime ligjore.

“Ende nuk kemi ardhur në situatë të tillë të kemi ndonjë lëndë tonën, gjegjësisht ndonjë hetim tonin i cili ka ardhur në atë fazë kur është e nevojshme të ngritët aktpadi. Por në momentin që do kemi ndonjë lëndë të tillë, do të gjendet zgjidhje për gjithçka. Siç ju thashë, nëse ka vullnet të mirë, sidomos kur është në pyetje realizimi i drejtësisë, mund të gjendet zgjidhje” – tha Fatime Fetai, prokurore e PSP.

Për rastin Monstra, ajo tha se PSP ka procedurë para-hetimore, por nuk shpalosi më shumë hollësi për shkak të ndjeshmërisë së rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button