Rikthehet West Side Family, kënga e re me zërin e Dr. Florit

Tre vjet pas ndarjes nga jeta të Dr. Florit, Miri dhe Landi, bashkë edhe me zërin e Florit, kanë realizuar këngën e tyre, shumë vite pasi nuk nxirrnin një prodhim të ri muzikor, transmeton Revistaclass.

Siç thanë djemtë pak pas ndarjes së tij, Flori ka shumë materiale gati të cilat do të publikoheshin sapo të ishin gati. Dhe i pari sapo është prezantuar. “Beso”, një tekst i shkruar nga Flori dhe i vazhduar nga Landi dhe Miri, ka ardhur si një paketë këtë fundvit, një dedikim për këngëtarin e ndjerë, por edhe një mesazh për të gjithë ata që e duan muzikën e WSF.

“Dedikim sot për ty me një frymë i kam shkruar
E sa herë ngre kokën lart unë e ndiej je me mua
Dhe pse ecim në kto rrugë ku përditë më shumë mungon
Por një gjë besomë e di, një ditë prapë do të të takojmë!”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button