Mickoski u takua me shefin për marrëdhënie politike të BE-së në Shkup, Lukas Holub

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski sot së bashku me deputetin Vllatko Gjorçev, sekretarin për bashkëpunim ndërkombëtar Aleksandar Nikolloski, realizoi takim me Lukas Holub, shef për marrëdhënie politike të Zyrës së BE-së në Maqedoni, transmeton MIA. 

Në takim është biseduar për situatat aktuale shoqërore politike dhe prioritetin strategjik të shtetit për anëtarësim në BE.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Mickovski theksoi se shteti shumë gjatë gjendet në proces të krizës politike që negativisht pasqyrohet si ndaj proceseve politike, ashtu edhe ndaj ekonomisë dhe standardit të qytetarëve.

Është i nevojshëm dialog politik për tejkalimin e dallimeve në lidhje me proceset kyçe në shtet, ndërsa për formimin e tij është i nevojshëm vullnet politik nga të gjithë pjesëmarrësit. VMRO-DPMNE-ja është e gatshme të mbështesë çdo zgjidhje dhe proces reformues për të cilin është vlerësuar se është në interes të shtetit dhe përforcimit të proceseve demokratike, por njëherit dialogu është rrugë me kahje dhe është i nevojshëm aktivitet me të cilin do ta konfirmojë seriozitetin në qasje, theksoi Mickovski.

Ai theksoi se ndjekjet politike të cilat i zbaton pushteti aktual e pengojnë shtetin dhe e vështirësojnë procesin demokratik. Interesi i qytetarëve është në drejtim të ekonomisë më të mirë, arsimit, mbrojtjes sociale dhe standardit jetësor, e jo në qasje selektuese dhe standardet e dyfishta të cilat i zbaton qeveria e LSDM-së.

Nga ana e VMRO-DPMNE-së theksohet se është i nevojshëm përparim real në marrëdhëniet dhe proceset e integrimit të RM-së në lidhje me BE-në. Retorika dhe angazhimet deklarative të qeverisë aktuale janë të pamjaftueshme. Mospasja e hapave reale në periudhën e fundit shtatëmujore tregon se Qeveria kot e humb kohën dhe me kapacitet të pamjaftueshëm i përkushtohet këtij prioriteti strategjik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button