Çfarë nuk duhet të për mëngjes

Mëngjesi është ushqimi kryesor i ditës, por edhe ushqimi i preferuar. Kjo, ndoshta për shkak të të gjitha ushqimeve të ëmbla, me kalori dhe të shijshme që të gjithë ia lejojmë vetes në mëngjes. Por ne gjithmonë synojmë të bëjmë zgjedhje të mira për këtë vakt të parë të ditës. Megjithatë, ndryshe nga mendimi i zakonshëm, ka një ushqim që nuk e dimë se nuk duhet ngrënë në mëngjes, transmeton Revista Class.

“Gruri i rafinuar, mielli i bardhë nuk përmban lëndë ushqyese dhe e lë trupin më të uritur”,- thotë Dr. Marizelle Arce, mjeke. Ju ndoshta mendoni se duke përdorur miellin e bardhë po hani gjëra të shëndetshme. Por nuk është në të vërtetë ajo që vënë re mjekët. Ndaj tani është koha që me të vërtetë t’u kushtojmë rëndësi etiketave të ushqimit

Është e qartë se mielli i bardhë i bukës nuk është i shëndetshëm. Drithërat, tërshëra dhe çdo gjë tjetër që përbëhet nga i tërë gruri, ju jep të paktën 4 gram fibra. Çdo produkt mbi të cilin shkruhet “miell gruri” ose “miell i pastruar” është drejtpërdrejt shtim në peshë.

“Këto karbohidrate dhe kalori që merrni nga të tilla ushqime kthejnë menjëherë yndyrë në trupin tuaj”,- thotë Dr. Arce. Pastaj edhe mosbalancimi i sheqerit çon në depozitim yndyre në trup.

Kështu, një tost me bukë të bardhë nuk është një zgjedhje e mirë për mëngjes. Në vend të saj, është një tas i mbushur me drithëra, me proteina dhe fibra të shëndetshme. Fibrat mbajnë nivelin e insulinës të ulët duke ndihmuar në zvogëlimin e qelizave yndyrore. Tërshëra është gjithashtu një ushqim i mirë për mëngjes. Mbusheni tasin me fruta të freskëta, me qumësht, bajame ose një lugë me kos me pak yndyrë dhe me mjaltë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button