Zaev: Ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë

Kjo Qeveri gjithçka që hasi si krim të mundshëm e procesuoi në Prokurori. Sipas informacioneve të mia bëhet fjalë për dhjetëra e dhjetëra lëndë potenciale për hetim nga Prokuroria Publike e cila gjithsesi do të tregojë nëse ka diku dyshime bazë për hapjen e procedurave të mundshme gjyqësore për cilindo i cili në mënyrë potenciale ka gabuar para ligjit, tha kryeministri Zoran Zaev, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve në Kuvend.

Ai theksoi se në shtet ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë dhe se askush nuk guxon të mendojë të ndikojë mbi sjelljen e vendimeve të plotfuqishme.

“Flas hapur pavarësisht nëse është i LSDM-së, BDI-së, Aleancës për Shqiptarët, VMRO-së, Besës, prej të gjitha partive politike në vend, ligji duhet të jetë për të gjithë i njëjtë. Nuk do të ketë asgjë prej shtetit juridik e as prej reformave nëse tentojmë që dikë ta mbrojmë dhe ta paraqesim të pafajshëm para drejtësisë”, theksoi kryeministri.

Ai shtoi se gjykatësit dhe prokurorët obligohen të sjellin vendime në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet në pajtim me bindjet personale. “Jam i bindur se të gjithë duhet të punojmë në funksion të inkurajimit të institucioneve të sistemit në mesin e të cilave edhe të organeve të gjyqësisë në vend. Kjo është shumë e rëndësishme nëse duam të jemi shtet normal, partner i barabartë i vendeve evropiane, drejtësia duhet të jetë shumë e pavarur me shkarkimin e plotë prej çfarëdo ndikimesh të njerëzve në gjyqësi të cilët i sjellin vendimet”, tha kryeministri dhe shtoi se as që ka menduar dhe as që ka marrë informacion se dikush në ndonjë mënyre ka ndikuar në Prokurorinë Shtetërore ose në PPS për lëndë të mundshme potenciale të personave të dyshuar të cilët ndoshta kanë qenë nën hetim ose do të jenë nën hetim.

Inkurajoi për qeverisjen e ligjit dhe potencoi se duhet të ketë qeverisje të së drejtës. Shteti ligjor, vlerësoi, është shtylla e çdo vendi dhe kështu duhet të jetë edhe tek ne dhe definitivisht ligji duhet të jetë i njëjtë për të gjithë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button