Turqia i arrestoi 38 persona të dyshuar për lidhje me SHI-në

Policia turke sot i arrestoi 38 persona, mes të cilëve edhe sirianë, në një operacion në krahinën veriperëndimore  Bursa, nën dyshimin se kanë lidhje me Shtetin Islamik.

Policia kundër terrorizmit zbatoi bastisje të njëkohshme nëpër shtëpi në qarqe të ndryshme të Bursas. Luftëtarët e SHI-së kanë kryer sulme në Turqi me armë zjarri dhe bomba.

Shumë luftëtarë të huaj kaluan nëpër Turqi në dy vitet e fundit që t’i bashkëngjiten grupit xhihadist në territore që i kontrollon ajo në Siri dhe Irak.

Shteti Islamik para një viti e mori përgjegjësinë për gjuajtjet masive në natën e Vitit të Ri, me ç’rast e humbën jetën 39 persona në një klub të stërmbushur nate në Stamboll. Këtë muaj, u ngrit akuzë për këtë sulm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button