Hynë në fuqi masat qeveritare kundër ndotjes, ja cilat janë

Të lirohen prej obligimeve të punës gratë shtatzëna, personat mbi 60 vjeç si dhe personat me astmë kronike, me infarkt të pësuar miokardiak ose tronditje në tru, pa dallim moshës, me rekomandimin e mjekut amë, është një prej masave që sot në mëngjes hyri në fuqi pas informacioneve të marra prej DPHM për cilësinë e ajrit, që për dy ditë radhazi është tejkaluar mbi vlerat e lejuara, gjegjësisht mbi 200mg/m veçanërisht në pikat matëse në Lisiçe, tek Rektorati dhe në Tetovë ku arriti deri në 600mg/m.

MMJPH këto masa i propozon në pajtim me konstatimin e Qeverisë së RM-së në seancën e 40-të në të cilat propozohet riorganizimi i orarit të punës dhe personave të cilët punojnë në hapësira të hapura të punojnë prej orës 11 deri në orën 17.

Me masat rekomandohet që Qeveria t’u japë urdhër të gjitha organeve të administratës shtetërore, agjencive, fondeve, byrove, enteve, ndërmarrjeve publike dhe SHA në pronë shtetërore si dhe Njësiteve të Vetëqeverisjes Lokale ta zvogëlojnë deri në 50 për qind përdorimin e automjeteve zyrtare.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, Shtëpinë e Shëndetit dhe Njësitet e Vetëqeverisjes Lokale të sigurojnë strehimore për vendosjen e personave të pastrehë, t’u japin mbështetje personave të moshuar dhe të vetëm përmes organizimit të vizitave.

Inspektorati shtetëror për mjedis jetësor të fillojë me zbatimin e kontrolleve në Impiantet të cilat posedojnë leje A si dhe të jepet rekomandim për zvogëlimin e kapacitetit të prodhimit deri në 50 për qind me çka prej kësaj mase do të shkyçen instalacionet të cilat prodhojnë energji termike apo elektrike, të zbatojë matje kontrolluese të emetimeve të substancave ndotëse në ajër me laborator të kredituar me qëllim që të përcaktohet nëse zbatohen masat e theksuara në Lejen për emetimet në ajër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button