Mickoski: Në të ardhmen do të vërehet ndyshimi në politikat tona

Kryetari i ri i VMRO- DPMNE-së Hristian Mickoski pas takimit të sotëm me kryeministrin Zoran Zaev, i cili zgjati pothuajse gjysmë ore, tha se kanë biseduar për më shumë tema aktuale në të cilat i kanë prezentaur argumentet dhe qëndrimet e tyre, që gjithsesi kanë qenë të ndryshme.

Mickoski theksoi se këto takime janë konstruktive dhe pret që në periudhën në vazhdim të ketë më shpësh takime të tilla.

“Asnjëherë nuk duhet që opinioni të pres njëanshmëri. Konstruktiviteti patjetër duhet të jetë proces i dyanshëm. Pasi duhet të dimë se përgjegjësia më e madhe është e Qeverisë. Kuptohet edhe sot thash se opozita vetëm do t’ia shtojë vlerën atij procesi. Kështu që prisni proces të dyanshëm dhe është mirë në këtë mënyrë të zhvillohen gjërat”- deklaroi kryetari i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickovski.

Mickovski paralajmëroi ndryshime në VMRO DPMNE dhe politikat e saj, por nuk tha nëse do të ç’rrënjosë Gruevizmin nga VMRO DPMNE-ja.

“Kështu termi unë nuk kam hasur as në libra e as në praktikë. Rreth politikave të reja kadrovike që do t’i ketë struktura e VMRO DPMNE-së dhe hapat që unë si kryetar do t’i marr do të jenë dëshmitarë në periudhën që na pret”- paralajmëroi Hristijan Mickovski.

Hristijan Mickovski në krye të VMRO DPMNE-së erdhi pas largimit të Nikolla gruevskit, të cilin delegatët e zgjodhën për kryetar nderi të partisë. Mënyrën e zgjedhjes së Mickovskit e kundërshtuan disa delegatë, aktualisht deputet të VMRO DPMNE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button