Gjykatat nuk janë të hapura ndaj opinionit, që e vështirëson punën e gazetarëve

Gjykatat dështojnë në transparencën e vet ndaj opinionit dhe ekziston praktikë negative e argumentimit të pamjaftueshëm të vendimeve për përjashtim të opinionit nga ndjekja e procedurës penale, si dhe ulje e informatave të publikuara online të gjykatave.

Gazetarët gjatë njoftimit për procedura gjyqësore përballen me më shumë probleme praktike nga e drejta për ndjekje dhe xhirim/fotografim me vendim të siguruar të Gjykatës Supreme, drejt qasjes së dokumenteve dhe ruajtje të dokumenteve për identifikim personal. Këto janë disa nga problemet për çka u diskutua në tribunën e sotme me gazetarë “Opinioni në procedurat penale-probleme praktike”, në organizim të ueb portalit “Svedok” në bashkëpunim me Shoqatën e gazetarëve të Maqedonisë.

Sipas Sashe Dimovskit nga “Svedok”, tani është periudha kur hapen zgjidhjet ligjore të cilat e rregullojnë çështjen për audiencë në procedurë penale dhe paraqet mundësi që të shtyhet si shtresë për ndryshime adekuate. Prandaj, siç theksoi, pikëpamjet dhe rekomandimet do t’i parashtrohen Ministrisë së Drejtësisë.

“Shikojeni dallimin frapant mes gjykatave të Shkupit, të cilat gjatë ditës sipas të gjitha gjasave sjellin nga 500 vendime. Në periudhën janar-mars 2017 Gjykata Themelore Shkup 1 në faqen e vet publikoi 33 vendime, Gjykata Themelore Shkup 2 – 23 vendime, ndërsa për dallim prej tyre Gjykata Themelore në Manastir 456, Gjykata në Shtip 180 lëndë, përderisa Gjykata Themelore në Strumicë 365 vendime”, tha Simovski.

Theksoi se nëse dëshironin të shfrytëzoni vendim gjyqësor të papublikuar në faqe nuk mund të vini deri te ai, ndërsa nëse shkoni në gjykatë sepse nuk keni interes juridik nuk mund ta merrni dhe e tërë kjo e vështirëson punën e gazetarëve.

Dragan Sekullovski nga SHGM, tha se është me rëndësi që proceset gjyqësore të jenë transparente në mënyrë që të lehtësohet puna e gazetarëve, ndërsa gjatë viteve të kaluara kemi shembuj ku pengohet që gazetarët ta kryejnë punën e tyre në sallat gjyqësore dhe lirisht të njoftojnë për procedurat gjyqësore, si dhe ajo që gjykatat më të ulëta e kontestojnë praninë e gazetarëve të cilët punojnë në mediume online.

Drejtoresha ekzekutive e Koalicionit Të gjithë për gjykim të drejtë, Natali Petrovska, theksoi se që një gjykim të jetë i drejtë, duhet të jetë transparent dhe publik.

“Në ndjekjen tonë gjatë periudhës së kaluar hasëm një trend interesant të proporcionalitetit të ndërsjelltë. Sa janë gjykimet interesante për opinionin, aq transparenca e tyre ulet. Nëse në vitin 2015 opinioni ishte i përjashtuar prej pesë për qind nga procedurat e monitoruara, në vitin 2016 ajo të jetë 20 për qind, që tashmë në vitin 2017 të jetë 30 për qind”, deklaroi Petrovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button