Nuk pritet që çmimi i naftës ta rrisë fitimin në fillim të vitit 2018

Nuk ka arsye të pritet që çmimi i naftës ta rrisë fitimin gjatë tremujorit të parë të vitit 2018, njoftuan ekspertë të energjetikës.

Sipas analistëve, mundësia për rritjen e prodhimtarisë së SHBA-së, ulja e çmimeve dhe intensifikimi i rreziqeve gjeopolitike do ta pengojë rritjen e çmimit në fillim të vitit të ardhshëm.

Hari Kolldin, drejtor i firmës “Longvju Ekonomiks” (Longview Economics), deklaroi se “është kryesisht pesimist lidhur me çmimin e naftës gjatë tre muajve të ardhshëm”.

“Edhe pse lehtë mundeshim ta shohim eskalimin e tensioneve në Lindjen e Afërt, në mungesë të kësaj, me siguri optimizmi ka humbur për gjashtë muajt e ardhshëm. Pothuajse çdoherë në mënyrë të njëjtë ballafaqohemi me situatën rreth naftës dhe kur kjo do të ndodhë duhet të jeni tejet të kujdesshëm”, tha Kolldin.

Çmimet e naftës u përmirësuan për më shumë se një e treta e vlerës së tyre pasi në qershor të vitit 2017 e prekën fundin. Rritja në masë të madhe është pasojë e uljes globale të furnizimit që e zbatuan prodhuesit e naftës brenda dhe jashtë OPEK-ut, në fillim të vitit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button