Jo vetëm kravate, Haradinajt i dorëzohen edhe çorape (VIDEO)

Të revoltuar pas rritjes së pagës, të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, qytetarë të shumtë kanë mbledhur kravate të cilat sot ia donuan këshilltarit të Haradinajt, Halil Matoshit, njofton Portalb.mk.

Pas shprehjes së revoltës, qytetarët kravatat i kanë vendosur në rrethoren e Qeverisë së Kosovës.

Nuk ka vetëm kravata, por edhe çorape, lapse e shumë gjësende të tjera.

Por, organizatorët nuk ndalojnë me këtë, ata e këshilluan kryeministrin Haradinaj duke i thënë “s’ke pasur nevojë ta rrisësh rrogën, sepse ne t’i sigurojmë kravatat, qe për shembull sot i kemi mbledhur rreth 300 sosh, edhe këmisha kemi sjellë, mandej edhe çorape. Ne edhe me tej do të mbledhim kravate e këmisha, por kërkojmë që rroga të mos rriten madje edhe zëvendësministrat është mirë të largohen”, tha Kushtrim Mehmeti, organizator i protestës.

 

LEXO: “Aksioni humanitar” për Ramushin, banorët i dhurojnë 204 kravata

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button