Shqipëri, Djali vret babain me çekiç

Një vrasje tronditëse u zbardh nga Policia e Tiranës mëngjesin e së dielës.

Selman Alija, 28 vjeç, dyshohet të premten në darkë se ka vrarë të atin në oborrin e shtëpisë së tyre, në zonën e Shkozës. Më pas, e ka futur trupin e pajetë të babait të tij në makinën e familjes dhe e ka hedhur në Liqenin e Farkës, ku sot në mëngjes u gjet nga policia, transmeton Top Channel. 

Ai e ka qëlluar të atin 74-vjeçar me çekiç disa herë në pjesën e kokës, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme pas një sherri për motive të dobëta.

Policia ka zbuluar edhe armën e krimit. Selman Alija është arrestuar dhe ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “vrasje për shkak të rrethanave familjare”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button