Zbulohen finalistët e Fest 56, kush do të këndojë sonte
Mbrëmja e dytë gjysmëfinale e edicionit të 56-të të Këngës në RTSH ngjiti në skenë emra të tjerë këngëtarësh të njohur, por edhe të rinj, të cilët garojnë mes tyre për çmimin e madh. Pas mbylljes së natës së dytë, e cila u përshëndet edhe nga shumë artistë të tjerë të ftuar, mes të cilëve Aurela Gaçe, Adelina Ismaili, Kejsi Tola dhe Flaka Krelani, juria u mblodh për të zgjedhur këngët finaliste të këtij edicioni, transmeton Revista Class.
Në fund të post festivalit, ku u diskutuan me këngëtarë e gazetarë prurjet artistike të këtij viti, përqasja e publikut, mënyra e organizimit etj., Adi Krasta shpalli edhe listën e këngëve fituese të këtij edicioni.
Finalistët e Fest 56: (renditja në listë është me rend alfabetik sipas emrit të këngëtarit)
1. E Dua Boten- Artemisa Mithi
2. Syte e Shpirtit – Bojken Lako
3. Zemer ku Je – Denisa Gjezo
4. Fjalët – Elton Deda
5. Mall – Eugent Bushpepa
6. Piedestal – Inis Neziri
7. Unë – Mariza Ikonomi
8. I njëjti qiell – Manjola Nallbani
9. Tjetër Jetë – Festina Mejzini dhe Grupi NA
10. Ngrije Zërin – Orgesa Zaimi
11. Egziston – Redon Makashi
12. Ra një Yll – Rezarta Smaja & Luiz Ejlli
13. Orë e Ndalur – Tiri Gjoci
14. E Pamundur – Voltan Prodani