Server: Pa normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, nuk ka hyrje të Serbisë në BE

 Me rastin e deklaratës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Moskë se dëshiron që Rusia të merr pjesë në negociatat për Kosovën, nëse përfshihet SHBA-ja, u prononcua eksperti për Ballkanin, Daniel Server, i cili thotë se nëse Serbia arrin deri te faza përfundimare në negociatat me BE-në pa normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, nuk do të fitojë asgjë, respektivisht nuk do të hyjë në BE.

Server thotë se normalizimi nënkupton dy hapa kyçe – pranim të Kosovës në KB dhe këmbim të diplomatëve në nivel të ambasadorëve.

“Kur Serbia duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën? Qasja e Beogradit është që këtë ta anulojë deri para hyrjes në BE. Ky është gabim serioz”, thotë Server.

Ai vlerëson se Moska nuk do të ndihmojë në bisedat mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Në fund të fundit, Rusia e njohu pavarësinë e krahinave të ndara Gjerogjisë dhe Moldavisë, ndërsa e anketoi Krimenë dhe u jep përkrahje separatistëve në Ukrainë. Mbetet çështje e hapur nëse është punë e mençur që Serbia të mbështetet te Rusia që ta konfirimojë ‘sovranitetin e Beogradit ndaj Kosovës’?, pyet Server.

Ai shtoi se në fazën përfundimtare të negociatave, të gjitha veglat janë në duart e BE-së.

“Pyetni Slloveninë dhe Kroacinë, të cilët duheshin ta bëjnë lëshime për çështje të rëndësishme në fazën prëfundimtare të negociatave të tyre për qasje”, shtpi Server.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button