Izraeli e hodhi poshtë rezolutën që e votoi KB për Jerusalemin dhe iu falënderua Donald Trampit

Izraeli e hodhi poshtë votimin në KB të rezolutës me të cilën thirret SHBA që ta tërheqë vendimin me të cilin e njeh Jerusalemin për kryeqytet të Izraelit.

“Izraeli e hodhi poshtë vendimin e KB-së dhe njëkohësisht është i kënaqur nga fakti që shumë vende nuk votuan për mbështetje të këtij vendimi”, thuhet në reagimin nga zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu.

“Izraeli i falënderohet presidentit amerikan Donald Tramp për pozicionin e sinqertë në dobi të Jerusalemit dhe vendeve të cilat votuan së bashku me Izraelin dhe me të vërtetën”, thuhet në tekst.

“Statusi i Jerusalemit është çështje për të cilën duhet të bisedohet në kuadër të procesit paqësor të Lindjes së Afërt, e jo të definohet nga pala e tretë”, theksoi Ministria gjermane e Punëve të Jashtme në Tuiter.

“Statusi i “Jerusalemit duhet të zgjidhet në kuadër të negociatave midis të dy palëve. Zgjidhja nuk guxon të imponohet nga jashtë. Pikërisht nga kjo arsye sot votuam për rezolutën e KB-së, e cila i përgjigjet pozicionit tonë”, shpjegoi Ministria gjermane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button