Ndarje rreth nevojës për ndryshime në Ligjin për media dhe rregullim të portaleve

Fundi i janarit është afati i fundit për dorëzimin e propozimeve për ndryshime në Ligjin për mediat. Në debatin e sotëm të organizatave mediale dhe përfaqësuesve të Qeverisë, ministrat Damjan Mançevski dhe Robert Popovski, u hapën çështje se nëse duhet të ketë ndryshime, për evidentim, regjistrim ose rregullim të internet mediave, për procesin e vetë-rregullimit dhe për lajmet e rrejshme, transmeton MIA.

Debati tregoi dallime në qëndrimet jo vetëm midis përfaqësuesve të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë dhe Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve dhe punonjësve medial, nga njëra anë, dhe përfaqësuesve të pushtetit, por edhe midis vetë shoqatave të esnafëve dhe lidhur me atë se nëse duhet të ketë ndryshime në ligjin për media dhe për internet mediat gjegjësisht portalet.

“Nëse del se nuk ka nevojë për ndryshime në ligj, nuk do të ketë ndryshime”, tha ministri për Komunikim, Transparencë dhe Llogaridhënie, Robert Popovski.

SHGM dhe SPGP janë kundër rregullimit të portaleve, ndërsa SPGP, sipas Tamara Çausidis, konsideron se Maqedonisë nuk i nevojitet aspak Ligj për media. Nga ana tjetër, Shoqata e mediave të shtypura e përfaqësuar nga Lirim Dullovi konsideron se nevojitet regjistrim i onlajn mediave me qëllim që të pengohen keqpërdorime dhe kërcënime dhe të bëhet distinkcion midis gazetarëve të vërtetë dhe atyre të cilët e keqpërdorin profesionin. Goran Gavrillov nga “Kanal 77”, gjithashtu, konsideron se nevojitet regjistrim i portaleve duke theksuar se në tregun e Maqedonisë ka konfuzion se çfarë është mediumi.

“Regjistrimin e onlajn mediave duhet ta bëjë Agjencia për Shërbime Audio dhe Audiovizuale mediale”, thotë Gavrillov.

Këtë qëndrim e ndan edhe Llazo Petrushevski, i cili thotë se regjistrim të onlajn mediave duhet të ketë në Regjistrin Qendror dhe në ASHAAM, dhe shtoi se përvoja të ngjashme kanë edhe Gjermania dhe Portugalia.

“ASHAAM ka mundësi për kërkim automatik të mediave elektronike, ndërsa nuk do të kishte kurrfarë rregullimi”, theksoi Petrushevski.

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski tha se ka dilemë se nëse ka nevojë për ndryshim të Ligjit për media, problemit me prodhimin e lajmeve të rrejshme në Maqedoni dhe rregullim të portaleve.

“Me vite tek ne ekzistojnë internet portale për të cilët askush nuk e di se kush është redaktor, e as që kush qëndron pas tyre, pronarë të këtyre portaleve janë kompani të regjistruara në off shor destinacione. Thjesht nuk ekziston kurrfarë përgjegjësie. Ata mund të shkruajnë çfarëdo qoftë, ndërsa praktika ishte se mejnstrim mediat tona u referoheshin pikërisht teksteve të llojit të portaleve. Vallë zgjidhja ose ndoshta një pjesë e zgjidhjeve në këtë pjesë të ligjit të hapim debat se nëse duhet që çdo internet portal që regjistrohet në Maqedoni të ketë redaktor, se ndoshta duhet ose nuk duhet të ndalojmë pronësi të ndonjë mediumi në Maqedoni që të mos mund të regjistrohet në ofshor destinacion”, tha Mançevski.

Ministri Popovski vërejti se ata të cilët i theksojnë vërejtjet më të mëdha për ndryshimet në Ligjin për media nuk janë të pranishëm në debat.

Naser Selmani nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë u prononcua kundër rregullimit të portaleve, duke theksuar se shumë ligje do të thonë më pak liri për mediat. Nevojitet rri-rregullim i mediave, duke porositur se nuk duhet të hyhet në rregullimin e onlajn mediave. Pyeti se nëse Qeveria do ta filtrojë internetin në qoftë se onlajn mediat regjistrohen në domejnë të huaj. Vërejti se gjykatësit nga Maqedonia nuk hapin raste për gjuhë të urrejtjes në qoftë se kjo është bërë në onlajn medium.

Selmani konsideron se problemet e mediave duhet të zgjidhen me vetë-rregullimin. Kërkoi kohë që organizatat mediale ta adresojnë çështjen me onlajn mediat.

“Kjo çështje është rregulluar në Këshillin për etikë. Na jepni kohë që të shoshim se cilat janë ato media ose onlajn media që kanë problem të regjistrohen në Këshill”, tha Selmani.

Lidhur me lajmet e rrejshme, tha se lajmet e rrejshme është e rrejshme agjenda.

“Lajmet e rrejshme nuk i prodhojnë gazetarët, por politikanët, biznes interesat, krimi…”, tha kryetari i SHGM-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button