Vazhdon gjykimi për lëndën “Trust”

Në Gjykatën penale sot duhet të mbahet seancë e re për lëndën e PSP-së “Trust“, në të cilën i akuzuari i parë biznesmeni Sead Koçan dhe edhe dy persona fizikë dhe juridik, midis të cilëve edhe udhëheqësi i firmave “Transmet”, “Sileks” dhe “Vato” SHPKNJP, për pjesëmarrje në tenderin e Centraleve të Maqedonisë.

Në seancën e kaluar, mbrojtja ka dorëzuar dokumente të reja si dëshmi të cilat janë pranuar nga Gjykata dhe nga PSP-ja. Ka dëshmuar edhe eksperti Igor Kostov për atë nëse nga dokumentet nga tenderi për furnizim të pajisjeve, makinave dhe automjeteve shihet se ato janë furnizuar. Ai u përgjigj se deri më 14.11.2011 në llogaritjen e “Transmet” nuk janë evidentuar këto makina as pagesat për to. Kontestuese, siç tha, është ajo që faturat janë regjistruar dhe pastaj janë paguar profaturat.

Sipas akuzës, të dyshuarit me dokumente të falsifikuara kanë kurdisur tenderë në ELEM në vlerë prej 17 milionë eurosh.

Lënda, siç njoftoi PSP-ja është formuar në bazë të tre bisedave të përgjuara, nga të cilat dy të papublikuara në opinion nga 03.08.2011 dhe 06.10.2011.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button