Shkupi me mbushës elektrik për automjete

Në hapësirat për parkim para Kopshtit Zoologjik në Shkup, sot u promovua një nga më shumë mbushësit për automjete elektrike në Shkup.

Ky eveniment është rezultat i bashkëpunimit të frytshëm në mes EVN Maqedoni, Qytetit të Shkupit dhe Ndërmarrjes Publike Parkingu i Qytetit.

Të pranishëm ishin kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, kryetari i Bordit Drejtues të EVN Maqedoni, Shtefan Peter dhe përfaqësues të tjerë dhe mysafirë, transmeton MIA. 

“Trafiku është një nga burimet e ndotjes dhe për këtë arsye përmirësimi në këtë segment është shumë i rëndësishëm për qytetarët. Mbështetja e EVN Maqedoni ka rëndësi të madhe sepse dërgon një porosi të qartë, se për një qytet më të shëndetshëm dhe të pastër jemi të gjithë përgjegjës dhe të gjithë mund të kontribuojmë. Qëllimi është që së shpejti edhe transporti publik të shfrytëzojë energji elektrike. Në buxhetin e vitit 2018, janë të planifikuara subvencione prej 100 milion denarë për NTP, për prokurim të Eko-autobusëve elektrik. Shpresojmë që edhe në rrugët e Shkupit do të mund të shohim edhe taksi makina elektrike dhe lloj tjetër të makinave transportuese të cilat punojnë me energji elektrike. Do të punojmë edhe me Qeverinë në zgjidhje të reja ligjore të cilat do të nxisin dhe mundësojnë shfrytëzim më të gjerë të makinave elektrike”, theksoi kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

Kryetari i Bordit Drejtues të EVN Maqedoni, Shtefan Peter tha se  shfrytëzimi i energjisë elektrike për këtë qëllim ndikon pozitivisht në mjedisin jetësor. Ai paralajmëroi se nëse të njëjtit nuk janë të mjaftueshëm për nevojat e numrit rritës të shfrytëzuesve të këtij lloji të makinave, do të mundohemi të instalojmë më shumë.

Mbushësit për automjetet elektrike janë të instaluar në vende të ndryshme në Shkup, vende ku ka frekuentim më të madh të njerëzve. Pronarët e automjeteve elektrike kanë mundësi që në vitin 2018 falas t’i mbushin automjetet e tyre në disa vende në Shkup si: sheshi Maqedonia, Kopshti Zoologjik, Qyteti i Shkupit, Qendrën Ramstor  dhe Kapitol mall.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button