Problemi me administratën publike nuk është stërngarkimi, por “libreza partiake”

Qytetarët e anketuar nga organizata joqeveritare “Evrothink” kanë vlerësuar se problemi me administratën publike nuk është stërngarkimi por joefikatsiteti i tyre që vije si pasojë “librezës partiake”, për të cilën vlerësojnë se është kriteri i vetëm i punësimit në këtë sektor, raporton Portalb.mk.

“Një numër i madh i të anketuarve vlerësojnë se sistemi i administratës është i mirë, por të punësuarit janë ata që nuk vyejnë. Por ka edhe prej atyre qytetarëve që thonë se problemi me administratën publike vije si pasojë e cilësisë së të punësuarve dhe sistemit të administratës”, vlerësojnë nga “Evrothink”.

63,2 e qytetarëve të anketuar vlerësojnë se shërbimi nga administrata publike mund të arrihet vetëm me lidhje partiake.

Sipas asaj që thanë nga OJQ “Evrothink”: “Kjo paraqet e dhënë se ne vazhdojmë të jemi shoqëri klienteliste, sepse shërbimet janë të kufizuara, janë vetëm për të privilegjuarit, sepse secilit i duhet ndihmë, çfarëdo qoftë, për shkak të kufizimit të resurseve, financiare kjo nuk mund të arrihet. Mund të shihet se edhe ata që kanë të ardhura më të ulëta financiare vlerësojnë se shërbimi administrativ mund të merret vetëm me lidhje farefisnore apo partiake”.

Rreth 60 për qind e të anketuarve, që janë përkrahës të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe VMRO-DPMNE-së vlerësojnë se shërbime dhe punësime në administratë publike mund të bëhet vetëm me “librezë partiake” ndërkohë që të njëjtën e mendojnë 35 për qind e të anketuarve që janë përkrahës të BESA-s dhe Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë.

Sportele

Maqedonia nuk ka problem me stërngarkimin, por me administratorë joprofesional

Sipas të dhënave të fundit, sa i takon administratës publike, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës e Maqedonisë është duke zhvilluar analizë komparative me shtetet tjera të Evropës dhe rajonit.

Deri në këtë moment është parë se Maqedonia nuk “vuan” nga stërngarkimi i administratës, por nga punësim jokualitativ dhe jo i duhur i saj. Kjo nënkupton se punësime të shumta administrative ka në një institucion, ndërsa mungojnë në institucione tjera. Problemi bëhet më i madh se fuqia punëtore dallon, sepse fjala bie, nëse në një institucion ka shumë ekonomistë apo juristë të punësuar, institucioni tjetër që ka mungesë ka nevojë për përkëdhelëse apo punëtorë social.

Pavarësish këtyre të dhënave, nga “Evrothink” edhe më tej vlerësojnë se ka stërngarkim të administratës.

“Unë kam menduar dhe më tej vazhdoj të mendoj se kemi stërngarkim të administratës. Sepse vetëm gjatë 10 vjetëve të fundit ky numër është rritur në mënyrë drastike, sepse janë punësuar rreth 1/3 e numrit të përgjithshëm të administratorëve të Maqedonisë. Kjo tregon se punësimet në këtë sektor janë në mënyrë partiake. Ne ende nuk e dimë se sa është numri real i administratorëve, prandaj ende nuk mund të kemi vlerësim real. Ende nuk dihet se cilët të punësuar hyjnë në sektorin e administratës, cilët institucione dhe as cilat pozita”, tha Goran Llozarov nga “Evrothink”.

Nga kjo organizatë shtojnë se numri i administratorëve nuk është problem, por ajo se çfarë shërbimi ofrohet nëpërmjet numrit të të punësuarve administrativë.

Të gjitha këto të dhëna dalin nga hulumtimi “Evrometër” i OJQ “Evrothink” i cili realizohet për katër vjet me radhë për çështjet evropiane, ndërsa sivjet ishte e para herë që u realizua për sektorin e administratës publike. Pjesmarrës kanë qenë 1201 qytetarë dhe është realizuar nga 1 deri më 15 nëntor të 2017-s.

Përndryshe, në raportin e Komisionit Evropian u tha se“Maqedonia ka pasur disa përparime për sa i përket menaxhimit me resurset njerëzore në administratën publike mirëpo edhe ato kanë qenë të pakta dhe të pamjaftueshme në zbatimin e rekomandimeve të KE-së në vitet paraprake. Në vend së te kishim pezullime të administratorëve, kontratat e tyre u përmirësuan dhe kaluan kontrata të përhershme pa ndonjë konkurs publik. Kryerja e punës në mënyrë joefektive, kalimi i sektorit të administratës publike në instrument politik, presionet ndaj të punësuarve dhe partizimi i sektorit të administratës janë shqetësuese. Mungesa e vullnetit politik për të realizuar reformat e nevojshme në sektorin publik çoi në uljen e ndihmës së BE-së në vitin 2016″, u tha në raportin e KE-së.

Ndërkaq, çështja e partizimit të administratës publike u parashtrua edhe në raportin e Pribesë“Duhet të respektohen rregulla, si për shembull në përdorimin e fondeve publike dhe administratës publike për aktivitete partiake”, u tha në raportin e Pribesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button