Një i vdekur dhe dy të lënduar gjatë përplasjes së automjetit në një shtyllë

Një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë lënduar në një aksident rrugor që ka ndodhur mbrëmë kur automjeti është përplasur në një shtyllë në bulevardin “Brigada e Tretë e Maqedonisë” afër Rade Konçarit.

Policia bëri të ditur se në aksidentin ka vdekur Z.V. (1966) i cili e ka drejtuar makinën “BMV”, ndërsa janë lënduar M.K (2000) dhe K.K. (1993).

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 00:50. ndërsa pas aksidentit ka intervenuar edhe Brigada Zjarrfikëse Territoriale e Qytetit të Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button