Osmani: Maqedonia dhe Hungaria: Dy vende mike të cilët besojnë dhe mbështesin njëri- tjetrin në Evropë

Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani realizoi takim me Ministrin për Punë të Jashtme dhe Tregti të Hungarisë, Petar Sijarto.

Dy bashkëbiseduesit potencuan se Maqedonia dhe Hungaria kanë marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale dhe bashkëpunim të frytshëm dhe se dy vendet mbeten të përkushtuar në fuqizimin e marrëdhënieve të ndërsjella dhe thellimin e bashkëpunimit në sfera të interesit të përbashkët.

Zëvendëskryeministri Osmani dhe Ministri Sijarto, gjithashtu, iu referuan integrimit evropian dhe euro- integrues të Maqedonisë, ku Osmani theksoi falënderim dhe kënaqësi nga mbështetja deritanishme parimore dhe të zëshëm të Hungarisë për vendin tonë, si në kuadër të bashkimit Evropian, ashtu edhe në kuadër të grupit të Vishegradit.

“Viti 2018 paraqet mundësi historike për Maqedonisë të bëj hap të rëndësishëm në afrimin drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s”. Në këtë drejtim mbështetja e vazhdueshme nga ana e Hungarisë paraqet nxitje të rëndësishme për perspektivën evropiane të Maqedonisë”, theksoi Osmani në takim. Ai shtoi se Maqedonia do ti realizojë të gjitha reformat që i ka marrë si obligim për zhbllokimin e procesit euro-integrues, duke theksuar edhe qëllimin pozitiv për qasje në zgjidhjen e gjitha çështjeve të hapura politike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button