“Ik andej me gjithë atë çadër…”, Rama shtyn dhe u kthehet gardistëve me ulërima

Momente tensioni dhe nervozizmi janë shfaqur nga kryeministri Rama, ndaj punonjësve të gardës, në momentin që ata kanë kërkuar ta mbrojnë me çadër ndaj tymuesve.

Në këtë video duket qartë që Rama nuk e mirëpritur ndihmën e punonjësve të gardës, madje u ka bërë me shenjë atyre që të largohen, duke ‘sfiduar hapur’ kështu sulmet e deputetëve të opozitës me tymuese në duar, transmeton Express.

“Ik andej me gjithë atë çadër…”, dëgjojt Rama duke iu drejtuar gardistëve.

Kjo video është xhiruar pikërisht në momentin që deputetët e mazhorancës ishin ngritur në këmbë gjatë procesit të votimit për të treguar prezencës me kartonë e më pas për të kryer votimin e fshehtë për kryeprokurorin e përkohshëm.

Ky moment nervozizmi mund të lidët dhe me faktin se dhe brenda mazhorancës pati ‘tradhtarë’ p[asi nga 74 deputetët që ngritën kartonin për prezencën e tyre, kryeprokuroren Arta Marku e votuan vetëm 69 deputetë pasi dy prej tyre i dolën kundër, dy deputetë abstenuan ndërsa një tjetër nuk mori pjesë në votim.

Në fund të seancës me 69 vota të deputetëve të mazhorancës, kandidatja Arta Marku u mandatua nga Kuvendi si prokurorja e përgjithshme e përkohshme, deri në momentin e ngritjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Do të jetë pikërisht ky organ që do të bëjë më pas zgjedhjen e kreut të akuzës në vend që do të ketë një mandat 7 vjeçar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button