Arrestime të mëdha në Pragë, kapen dilerët e heroinës nga Maqedonia

Policia e Pragës ka arrestuar katër persona shtetas maqedonas- diler të heroinat, transmetojnë mediat çeke. Gjatë arrestimit te ata janë gjetur më shumë se një milion kruna dhe mijëra euro, si dhe një kilogram heroin i kualitetit të lartë dhe armë.

Siç njoftoj SDK.mk, të arrestuarit janë të moshës 20 deri 41 vjeçare, dhe një prej tyre ka qenë ish ushtarak dhe ka pasur eksperiencë në luftërat e ish Jugosllavisë.

Aksioni policor ka ndodhur në qershorë por policia sot ka dhënë njoftimin pasi që sipas zëdhënësit Tmoash Hullan, kishin nevojë që të përfundojnë me hetimet.

Vlerësimi i policisë është që grupa ka fituar miliona kruna duke shitur drogë. Të arrestuarit kanë shitur heroin së paku dy vitet e fundit, kurse të njëjtin e kanë sjellë nga Ballkani. Të arrestuarit janë në paraburgim dhe ata ballafaqohen me dënime me burg prej 10 vitesh për shitje të drogës dhe njëri është i akuzuar për mbajtje të armëve pa leje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button