Ndryshon data për përgjigjet e Lotarisë Amerikane, kur mund të kontrolloni statusin
Ambasada Amerikane në Tiranë, ka njoftuar se lista e fituesve të Lotarisë Amerikane do të shpallet në faqen zyrtare jo si gjithmonë më 1 maj, por në datën 15 maj.
Sipas njoftimit zyrtar për Lotarinë Amerikane, thuhet se “këtë vit nuk do të jetë data 1 maj për te kontrolluar përgjigjet e Lotarisë Amerikane”, transmeton Revista Class.
Këtë vit përgjigjet për Lotarinë Amerikane do të mund të kontrollohen online në datë 15 maj 2018. Data është e vendosur nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Duke filluar nga 15 maji 2018, për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2019 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve. Kontrolli i Statusit të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten dhe anëtarët e tyre të familjes.
Departamenti gjithashtu do t’u konfirmojë të përzgjedhurve datat e tyre të intervistave për vizë nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Regjistruarve.