Jotova: Prej vitit 2001, 71.524 persona nga Maqedonia kanë marrë shtetësi bullgare

Prej vitit 2001,  71.524 persona nga Maqedonia kanë marrë shtetësi bullgare, njofton Portalb.mk.

Këtë gjë e deklaroi nënkryetarja e Bullgarisë, Ilijana Jotova gjatë vizitës së saj në Shkup.

“Nga fillimi i mandatit të kryetarit Rumen Radev, që filloi në janar të këtij viti, 1.184 maqedonas kanë marrë shtetësi bullgare”, tha nënkryetarja Jotova në takim me “bullgarët në Republikën e Maqedonisë”.

Ajo tha se në një të ardhme të afërt do ta lehtësojnë punën për marrjen e pasaportës bullgare.

“Ju premtoj se sa më shpejtë që është e mundur ta lehtësoj procedurën për marrjen e pasaportës bullgare”, tha ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button