U mbajt mbledhja e parë e ministrave të mjedisit jetësor në kuadër të Efikasitetit energjetik

Dje në Prishtinë u mbajt takimi i 15-të ministror i vendeve nënshkruese të Kartës energjetike, ku u vendos vizioni për politikën, klimën dhe energjinë për periudhën pas vitit 2020, në të cilën mori pjesë ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Sadulla Duraki . Kjo ishte pjesëmarrja e parë e ministrave të mjedisit në një takim ministror në kuadër të Komunitetit energjetik, e cila praktik  do të vazhdojë edhe më tej, transmeton Portalb.mk.

“Me rekomandimet për planet kombëtare të integruara të energjisë dhe klimës do të kontribuojmë në sigurimin e një kuadri për barazimin e raportimit mbi burimet e ripërtëritshme të energjisë, efikasitetit energjetik dhe gazrat serë.

Ministri Duraki, në prag të ngjarjes, zhvilloi një takim dypalësh me Ministren e Mjedisit Jetësor të Kosovës, Albena Refki Reshitaj, në të cilën u diskutuan mundësitë për avancimin e bashkëpunimit në fushën e mjedisit jetësor”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button