Kroacia dhe Bullgaria e kanë standardin më të keq në BE

Kroacia dhe Bullgaria janë anëtaret e vetme të BE-së ku fuqia blerëse e qytetarëve është për 40 për qind më e ulët se fuqia blerëse mesatare në BE.

Pariteti i fuqisë blerëse në Kroaci për tre vite me radhë i referohet 59 përqindëshit të mesatares në BE, Bullgaria u rrit në 53 për qind, ndërsa Rumania e arriti Kroacinë për dy për qind dhe fuqia e saj blerëse është 61 për qind e mesatares.

Në tre vite, lëvizje më e madhe e fuqisë blerëse është vërejtur në Rumani, Lituani dhe Estoni, ndërsa ulje e fuqisë blerëse për tre për qind është evidentuar në Austri dhe Belgjikë, ndërsa 7 për qind në Greqi. Fuqi më të madhe blerëse ka Luksemburgu, Gjermania dhe Austria.

Sipas këtyre dëshmive, qytetarët kroatë jetojnë dy herë më keq se gjermanët ose austriakët, ndërsa standardi i sllovenëve, çekëve dhe sllovakëve është për një të katërtën më i mirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button