Kur je larg meje
U mësova të dua kështu nga larg
Me mungesën tënde u mësova
frikë kam kur të kthehesh sërish.
Do jesh ai që kështu e dashurova ! ?
Do më mungosh ndoshta largësia
Distanca është mall, lot nëpër sy
Kam frikë se kjo do të ishte dashuria
…, malli për ty !
U mësova të të dua kur të kam larg
Mos u afro shumë e mos më braktis.
Lërmë dorëzuar, rob në mall
…, për hir të dashurisë!
Autor: ANELJA LAKO