Houston nuk njeh kundërshtarë, Boston rikthehet te fitorja (Video)

Lideri aktual i Konferencës së Perëndimit, Houston Rockets ka vazhduar me fitore në NBA.

Të kuqtë nga Teksasi kanë marrë edhe fitoren e 11-të radhazi, derisa ‘viktima’ e radhës ishte Charlotte Hornets që e mposhti me rezultat 108-96, transmeton Telegrafi.com.

Fundori fantastik, Chris Paul ishte më efikasi në këtë sfidë me 31 pikë të shënuara, 11 asistime e shtatë kërcime.

Paul u ndihmua edhe nga James Harden që pati një tjetër paraqitje të mirë me 21 pikë, tetë asistime e katër kërcime.

Pikë dyshifrore për Rockets realizuan edhe Eric Gordon me 17 dhe Ariza që shtoi 13 të tjera.

Qendra Dwight Howard ishte më efikasi tek Charlotte me 26 pikë e 18 kërcime por që ishin të pamjaftueshme për fitore.

Pas humbjes befasuese ndaj Chicago Bulls, Boston Celtics është rikthyer tek fitoret.

Në përballje me Denver Nuggets, Celtics kanë triumfuar me gjashtë pikë epërsi 124-118.

Kyrie Irving me 33 pikë e shtatë asistime udhëhoqi Bostonin, ndërsa u ndihmua edhe nga dyshja Brown e Tatum që realizuan 26 respektivisht 15 pikë.

Gary Harris me 36 pikë ishte më efikasi tek Nuggets, por nuk mjaftuan për ta befasuar lideri i Konferencës lindore.

Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe Oklahoma City Thunder që mposhti në udhëtim Indiana Pacers 95-100 si dhe New Orleans Pelicans që triumfoi 115-108 ndaj Milwauke Bucks.

Rezultatet:

Indiana Pacers – Oklahoma City THunder 95-100

New Orleans Pelicans – Milwauke Bucsk 115-108

Orlando Magic – LA Clippers 95-106

Boston Celtics – Denver Nuggets 124-118

Miami Heat – Portland Blazers 95-102

Phoenix Suns – Toronto Raptors 109-115

Houston Rockets – Charlotte Hornets 108-96

Chicago Bulls – Utah Jazz 103-100

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button