Shkup, filloi punëtoria tre ditore “PeaceTech Exchange Macedonia”
Sot në Shkup filloi punëtoria tre ditore PeaceTech Exchange: Macedonia në të cilën marrin pjesë mbi 30 Organizata të Shoqërisë Civile nga i gjithë vendi dhe 12 ekspert të teknologjisë informatike nga regjioni dhe SHBA-të, njofton Portalb.mk.
Kjo punëtori organizohet nga Shoqata për Avancimin e Demokracisë – Democracy Lab, PeaceTech Lab nga Uashingtoni dhe me mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup.