Rasti “Rotvajler”: Në vend të gomarit, i biem samarit

Incidenti i fundit me rotvajlerin në lagjen Lisiçe e Re i cili kafshoi një grua dhe disa fëmijë, e tronditi dhe ndau opinionin. Sërish u hapën çështjet – e kujt është përgjegjësia dhe përse çdoherë reagohet pasi që diçka të ndodhë? A është kjo zgjidhja që qytetarët e marrin drejtësinë në duar të veta, ku janë institucionet dhe a kemi në përgjithësi sistem i cili funksionon?

Sipas veterinarëve, problem nuk janë kafshët, por pronarët e tyre.

Rasti me rotvajlerin është më se i pakëndshëm, por  është pasojë e drejtpërdrejtë e pronësisë së papërgjegjshme, është decid kryetari i Odës së veterinarëve të Republikës së Maqedonisë, Tomisllav Nikollovski.

Ai zgjidhjen e sheh në identifikimin masiv dhe regjistrimin e manarëve për çka, potencoi shteti nuk guxon të kursejë para.

“E kuptojmë mllefin e njerëzve pas masakrës që ndodhi. Por, sjellja agresive e kafshëve është pasojë e trajtimit joadekuat nga ana e pronarit. Kafshët nuk janë fajtore. Ato janë reflektimi i pronarit. Një kafshë e mirëmbajtur mirë, asnjëherë nuk reflekton sjellje asociale, agresive. Gjithsesi, ka përjashtime, por ato janë shumë, jashtëzakonisht të rralla”, thotë Nikollovski në bisedë për MIA-n.

томе вет комора

Ky problem, shton, është indikator i nivelit tonë civilizues, tregon se sa jemi të pjekur. Në Vjenë, në kohën e sotme, 10 – 11 njerëz të kafshohen nga një qen është e paimagjinueshme sepse të gjithë manarët janë të vaksinuar dhe mbajnë çip në trup.

Në vend të gomarit, i biem samarit 

“Shteti i cili anon drejt shoqërisë së vendeve të civilizuara, nuk guxon ta lejojë këtë. Dhe këtu nuk guxon të kursejë mjete. Ne tani çka bëjmë? I biem samarit, duke mos mundur t’i biem gomarit. Filloi helmimi masiv i qenve, që është e tmerrshme dhe për atë dikush do të duhet të bartë përgjegjësi. Do të pësojnë qentë e lagjeve, të cilët janë të socializuar, të ruajtur, ndërkaq plotësisht është edhe problem publik-shëndetësor sepse hidhen helme nga të cilat mund, para së gjithash, të helmohen fëmijët. Zgjidhja e tillë kur qytetarët do ta marrin drejtësinë në duart e veta është absolutisht e papranueshme dhe e dënueshme”, thekson Nikollovski.

Sipas tij, sistemi duhet të funksionojë sipas parimit “karrota dhe shkopi”. Shteti do të sigurojë vendosje të çipave pa pagesë, por do të jenë të larta dënimet nëse pronarët nuk e bëjnë këtë.

“Duhet të kuptojmë se kjo nuk është çështje triviale, ndërkaq niveli i vetëdijes tek pronarët është i ulët. Nuk mund të mbështetemi në vetëdijen e tyre. Duhet të gjejmë mënyrë të implementimit të obligimit ligjor që manarëve t’u vihet çipi”, theksoi Nikollovski.

Edhe lidhur me qentë-endacakë, situata është paradoksale.

“Tufat e qenve që i shohim nëpër qytetet e Maqedonisë si në mesjetë, është joadekuate. Jemi qesharakë, sepse krahas fasadave të barokut kemi skena të tilla. Paradoksale është edhe ajo që komuna nga njëra anë jep para për dëmin, ndërkaq nga ana tjetër, kursejnë dhe këtë çështje me qentë-endacakë e konsiderojnë si triviale. Nëse për parqe dhe gjelbërim, që është gjithashtu një çështje mjaft e rëndësishme, ndahen 100 herë më shumë, them ironikisht, pesë milionë për stola, ndërsa 150.000 denarë për problemin me qentë – endacakë, tregon mosnjohje elementare dhe analfabetizëm”, shton bashkëbiseduesi ynë.

Vlerësimi i tij është se rotvajleri, qeni i staneve gjerman apo belg, pit bulli dhe staford terieri janë disa nga racat të cilat mund të jenë potencialisht të rrezikshëm apo në mënyrë racore të anojnë drejt agresivitetit të shtuar. Por, sërish, është kyç trajtimi i qenit nga ana e pronarit.

Regjistrim dhe identifikim

Lidhur me regjistrimin dhe identifikimin, duhet vetëm të përsëriten modele të caktuara që tashmë janë zbatuar në Serbi, Slloveni.. Vendosja e çipeve kushton rreth 800 denarë, ndërsa bëhet kur qeni është i vogël, prej tre deri gjashtë muaj. Çipi aplikohet nën lëkurë dhe mbetet te kafsha deri në fund të jetës.

Nëse ndonjë qen – manar ka çip, kontrollojnë inspektorët veterinarë, por në të ardhmen kjo kompetencë mund të delegohet edhe te inspektorët komunal, policia,…

Ingernecat e stacionit “Vardarishte”

Rojtvaleri ende është në stacionin Vardarishte, u është nënshtruar analizave të hollësishme, për kontrolle nëse është i sëmurë nga tërbimi, deklaroi për MIA-n zëdhënësja e NP Higjiena Komunale Ana Marija Brangjollica.

Вардариште

Krahas fëmijëve, u sulmuan edhe qytetarë të rritur, ndërsa informacioni i fundit zyrtar është se ndihmë në Klinikën Infektive kanë kërkuar gjithsej nëntë persona, por në rrjetet sociale qytetarët komentojnë se numri i të sulmuarve arrin 22.

Analizat do të zgjasin rreth dy javë, por pa dallim nga rezultati nga analizat Rojtvaleri do të eutanaziohet, në pajtim me rregullat sipas të cilave punon stacioni.

Rojtvaleri ka qenë qen shtëpie, por pasi që nuk ka pasur çip, nuk mund të gjendet pronari i tij. Qeni është izoluar dhe ruhet në karantinë.

Brangjollica theksoi se stacioni punon sipas programit “Gjej,sterilizo, kthe”, i cili në pajtim me Asociacionin britanik për Mbrojtjen e Kafshëve u soll para dhjetë viteve nga Qyteti i Shkupit, ndërsa prej atëherë funksion edhe stacioni “Vardarishte”.

Praktika është të kapen qentë – endacakë. Për ata që kanë treguar agresion tej mase apo vuajnë prej ndonjë sëmundje të pashërueshme, rezultati përfundimtar gjithmonë është eutanazioni, derisa të tjerët i nënshtrohen analizave të hollësishme, u vendoset pullë në vesh dhe pastaj lëshohen në vendin ku janë kapur që më lehtë të gjenden në mjedisin në të cilin jetojnë.

Mesatarisht në stacion ka rreth 20 qen, ndërsa kapaciteti i tij arrin 100 qenë.

Kush është më i rëndësishëm – njeriu apo kafsha?

Opinioni ka mendime të ndara  rreth asaj kush është më i rëndësishëm, njeriu apo kafsha. Kush është viktima, e kush sulmuesi, kush duhet të “goditet”, ku qëndron faji, kush është përgjegjës?

Në mediat sociale përhapen apele për helmim masiv të kafshëve, nëpër shumë lagje është hedhur helm, që shkakton shqetësim shtesë dhe hedh vaj në zjarr edhe ashtu tashmë të ndezur.

“Organizojmë aksion të helmimit me helmin e njohur LANATE, me të cilin për dy minuta qeni menjëherë vdes. Urgjentisht sonte do të bëjmë helmim me helmin që të mos ketë ngjarje të pakëndshme, si ky që ndodhi, nëse dikush tenton të na pengojë menjëherë do të tredhet dhe privohet, rroftë Hitleri”, është statusi i Facebook-ut me apel për helmim të kafshëve në qytet.

кучиња отров

“Lanate” është i ndaluar për shitje dhe është helm i klasit të parë. Nuk ka as shije, e as erë. Farmacistët thonë se nëse vendoset në sasi të vogla në ujë, mund menjëherë të shkaktojë vdekje tek njeriu. Por edhe pse është i ndaluar, shumica mund ta blejnë, nëse për shembull thonë se u nevojitet për aktivitete bujqësore. Njëqind gramë kushton 350 denarë.

Helm është vërejtur në rrugën “Partizanska” pranë Sallës Universale, në rajonin e ndërtesës së VMRO-DPMNE-së, Fershped, Ujësjellësi, Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punës dhe Politkës Sociale, te Neuromedika, në Kapishtec tek parku përballë Kishës Katolike dhe rreth qendrës tregtare Berveli Hills. Helm ka edhe në komunën e Aerodromit në afërsi të kishës “Shën. Ilija”.

Nga “Anima Mundi” thonë se me veprimet e tilla qytetarët dhe kafshët i nënshtrohen rrezikut edhe më të madh.

Vendosja e helmit është vepër penale dhe për këtë përgjigjemi. Kafshët e helmuara mundohen dhe vdesin në agoni të rëndë, ndërsa mund të jetë fatale edhe për jetën e fëmijëve.

Në rrjetet sociale dolën apele për ndalimin e helmuesve “Thirrje për aksion për patrulla të qytetarëve kundër helmuesve! #ParrullëKundërHelmeveThithje”. Ju bëhet thirrje qytetarëve të bëjnë patrullime dhe ta parandalojnë helmimin e kafshëve por edhe rrezikun të cilit i ekspozohen njerëzit.

Ekstremi tjetër është relativizimi i ngjarjes, gjegjësisht se shumë panik po ngrihet rreth sulmeve, ndërsa e gjithë kjo në llogari të mbrojtjes së të drejtave të kafshëve.

“Kur një fëmijë e kafshon një qen menjëherë bëni panik, ndërsa ajo që mbyten 56 milionë kafshë që të ushqeheni, nuk është për panik”, ishte një prej statuseve në FB që shkaktuan një sërë reagimesh negative, ndërsa pronarja e profilit menjëherë më pas e ka deaktivizuar.

Brangjolica u dërgoi apel qytetarëve që të mos ndërmarrin masa vetë, lidhur me informacionet se në më shumë lagje në qytet është hedhur helm prej të cilit ngordhin kafshët. Nëse vërejnë se ndonjë kafshë është e sëmurë ose shfaq agresivitet, menjëherë të denoncojnë në telefonin për kujdestari në stacionin “Vardarishte”.

Një prej viktimave të sulmit: Helmimi i kafshëve nuk është zgjidhje.

Një prej viktimave të sulmit për MIA-na e rrëfeu traumën, që e ka përjetuar të enjten mbrëma duke u kthyer në shtëpi në Lisiçe të Re. Edhe ajo është, siç thotë, adhuruese e madhe e kafshëve, mban qen, ndërsa jo rrallë në oborrin e saj strehim gjejnë edhe qentë e rrugës.

Ротвајлер

Rotvajleri nuk ka shfaqur kurrfarë shenja agresiviteti dhe as shenja se do të ndodhte ajo që ka pasuar. I është afruar pranë dhe përnjëherë e ka kafshuar në pjesën e belit, e ka rrëzuar në tokë, ndërsa më pas ka filluar në mënyrë të pakontrolluar ta kafshojë në këllkun e majtë. Me gruan ka qenë edhe bashkëshorti, i cili është shtrirë për tokë dhe është kacafytur me qenin. Duke e tërhequr për veshësh e ka larguar nga bashkëshortja dhe duke e mbajtur i ka lëshuar rrugën që ajo të ikë. Asnjëri nga kalimtarët e rastit nuk ju ka ardhur në ndihmë.

Sulmi ka ndodhur rreth orës 20:20 në një parking në Lisiçe të Re, ndërsa gruaja paraprakisht nuk ka pasur njohuri se edhe persona të tjerë janë sulmuar. Rastin e kanë denoncuar në polici, ndërsa më pas ka shkuar në Qendrën Urgjente dhe në Klinikën Infektive ku ka marrë vaksinën tetanus.

Në të gjithë procesin e denoncimit të rastit brengosjen më të madhe e ka vërejtur tek shërbimi Shinter. Ata kanë druajtur se nëse ndërmarrin diçka, ndërsa qeni ka pronar, se ai do t’i padisë. Ajo këtu e thekson mos funksionimin e sistemit ndërsa para së gjithash bllokimin, e siç tha, institucioneve në mbarimin e punës së tyre, duke e humbur ndjenjën e prioritetit.

Edhe krahas ngjarjes së pakëndshme me të cilën është ballafaquar, bashkëbiseduesja e MIA-s nuk e ka arsyetuar hedhjen e helmit në rrugë pasi që vlerëson se është gjë e rrezikshme jo vetëm për kafshët por edhe për njerëzit e veçanërisht për fëmijët. Vlerëson se e gjithë historia është mbështetur nga adhuruesit e kafshëve, të cilët midis të tjerash kërkojnë të rregullohet importi i manareve.

“Në vend po bëhet importi ilegal i qenve, të cilët kanë pasaporta të rreme, çipa të rremë, të cilët nuk detektohen”, shton viktima e rotvajlerit.

Nuk ka të dhëna për numrin e qenve – manarë

Nuk dihet se sa qen kemi – manarë pasi që për këtë nevojitet përfshirje e gjerë e identifikimit ndërsa mezi 20 për ind e qenve – manarë janë të vaksinuar kundër tërbimit, që sipas kryetarit të Odës Veterinere është e palejuar për një vend i cili gjeografikisht ndodhet në Evropë.

“Përfshirja e identifikimit të manarëve tani për tani është shumë i ulët. Në vitin 2013 është vënë në funksion Rregullorja për identifikimin dhe regjistrimin e manarëve, por që të implementohet në tërësi, duhej të ishte operativ moduli i sistemit elektronik të Agjencisë për Ushqim dhe Veterineri (AUV). Moduli madje këtë vit bëhet operativ”, sqaron Nikollovski.

Pasi u bë funksional, nga fillimi i këtij viti, në modulin për manarë nga Sistemi informativ veteriner i Agjencisë për Ushqim dhe Veterineri (AUV) janë regjistruar mbi 2.500 manarë – qen .

AUV nga fund i nëntorit 2017 dorëzoi kërkesë në Qeveri për furnizimin e 100.000 mikroçipave për manarë. Prej vitit të ardhshëm, falas, përmes shoqatave veterinere, këto mikroçipa do t’u aplikohen manarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button