Allagjozovski: së shpejti do të formohet ansambli shtetëror shqiptar në Maqedoni
Projekti për formimin e ansamblit shtetëror për këngë dhe valle shqipe do të realizohet në periudhën në vijim dhe për këtë janë siguruar para në buxhet. Kjo është në pajtim me programin qeveritar për avancimin e kulturës të të gjitha komuniteteve dhe ndërtimin e një shoqërie, deklaroi për MIA-n, ministri i Kulturës Robert Alagjozovski.
“Në përgjithësi ne e avancojmë kulturën e të gjitha komuniteteve në Maqedoni dhe përfaqësuesit e BDI-së duke u përgjigjur në kërkesat e qytetarëve nga nacionaliteti shqiptar kërkuan formimin e një ansambli kombëtar profesional, i cili do të merret me kujdesin e folklorit shqiptar dhe traditave shqiptare. Ne duke u nisur nga kjo kërkesë e komunitetit shqiptar, nuk patëm asnjë problem për t’ju dalë në ndihmë kërkesave të tyre. Kështu që projekti për krijimin e një ansambli të tillë do të realizohet në periudhën e ardhshme dhe për këtë janë siguruar para në buxhet”, thotë ministri Alagjozovski.
Ai theksoi se kjo nuk do të thotë se ne iu dalim në ndihmë vetëm njërës palë, ndërsa i neglizhojmë komunitetet e tjera etnike.
“Njëkohësisht, në programet tona dhe ansamblet folklorike të të gjitha komuniteteve të tjera etnike, gjithashtu, do të mbështetet në programet vjetore. Në këtë kuptim për ne, sipas logjikës së programit tonë se ndërtojmë një shoqëri, kuptohet se jemi të gatshëm dhe kemi instrumente dhe vullnet politik, përmes programeve sërish i përmbushim edhe nevojat për kujdesin e identitetit kulturor të komuniteteve etnike”, tha ministri i Kulturës.
Sipas tij, çështjet nëse ansambli i këngëve dhe valleve shqipe duhet të jetë seksion në Tanec, ose entitet i veçantë është çështje teknike.
Pritet në periudhën e ardhshme, të bëhen konsultime në lidhje me marrëdhëniet ligjore për këtë ansambël dhe për selinë e tij.