Sa janë të hapura komunat? Fondacioni “Metamorfozis” sot do të publikojë rezultatet

Sot, më 12 dhjetor, me fillim prej ora 11:00 në hapësirat e Komunës së Gazi Babës, kryetarët e komunave Gazi Babë dhe Karposh do të nënshkruajnë “Deklaratë për transparencë dhe llogaridhënie”, njofton Portalb.mk.

Krahas kryetarëve të dy komunave, Boris Georgievski dhe Stefan Bogoev, në ngjarje do të jetë i pranishëm edhe drejtori ekzekutiv i Fondacionit për Shoqëri dhe Internet “Metamorfozis”, Bardhyl Jashari.

Ajo çfarë e bënë të rëndësishme këtë ngjarje është se në të do të prezantohet rezultatet e “Analizës për transparencën e vetëqeverisjes lokale” e cila është realizuar nga Fondacioni “Metamorfozis” në kuadër të projektit “Llogaridhënie, teknologji dhe rrjeti i transparencës institucionale në Evropën Juglindore”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button