Filloi ndërtimi i centralit të parë bërthamor turk

Në rajonin e qytetit Mersin në Turqinë jugore sot filloi ndërtimi i centralit bërthamor “Akkuju”, të cilin autoritetet turke e ndërtojnë në bashkëpunim me kompaninë shtetërore ruse “Rosatom.

Në ceremoninë e shënimit të fillimit të punëve ndërtimore të centralit të parë bërthamor në Turqi, në mesin e të tjerëve, morën pjesë edhe zëvendësministri turk Fatih Donmez dhe drejtori i përgjithshëm i “Rosatom”-it, Aleksej Lihaçov.

“Do të punojmë intensivisht në ndërtimin e reaktorit të parë dhe shpresojmë se ai do të jetë gati deri në vitin 2023. Do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë që ta përforcojmë bashkëpunimin me kolegët tanë rusë”, deklaroi Donmez në solemnitetin.

Lihaçov vlerësoi se “Akkuju” do të paraqesë “garant” për zhvillimin e marrëdhënieve midis Turqisë dhe Rusisë”.

Marrëveshjen për ndërtimin e bërthamores, fuqia e së cilës do të jetë 4.800 megavatë, Turqia dhe Rusia e lidhën që në vitin 2010, pas çfarë në tetor të këtij viti Qeveria turke i dha leje “Rosatom”it të fillojë me ndërtimin e centralit.

Vlera e projektit është vlerësuar në 20 miliardë dollarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button