Teatri i Kumanovës, sot shfaqet premiera e psikodramës “Maksi dhe Kimi” (FOTO)
![](https://i0.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2017/12/24899865_10155919565418245_5112913104554673939_n-e1512816974836.jpg?fit=630%2C420&ssl=1)
Sot, më datë 9 dhjetor 2017 në Qendrën Kulturore të Kumanovës, Teatri i Kumanovës sjell premierën e psikodramës “Maksi dhe Kimi”, njofton Portalb.mk.
Në autorësi të Haqif Mulliqit dhe në regji të Nehat Memetit, përmbajtja e psikodramës “Maksi dhe Kimi” deri te publiku vjen nëpërmjet rolit të aktorëve Musa Isufi dhe Ismail Kasumi.
Shfaqja do të nis nga ora 19:00.
Përndryshe, shfaqja është produksion privat.