Me mashtrim i janë vjedhur 30.000 denarë një shkupjane 87-vjeçare

J.T. (87) dje rreth orës 11 është mashtruar nga një person i panjohur para bankës në rrugën “Naroden Front” në Shkup me ç’rast i janë marrë 30.000 denarë.

“Pasi e dëmtuara e ka nxjerrë pensionin nga banka, në një moment është ndaluar nga ana e kryerësit i cili në qafë ka mbajtur bexh, me ç’rast ka ardhur deri në hutim se ka qenë i punësuar në bankën nga i ka nxjerrë të hollat, gjegjësisht se duhet t’i kontrollojë të hollat për shkak se kinse kanë qenë të falsifikuara. E dëmtuara i ka nxjerrë të hollat nga çanta dhe ia ka dhënë, ndërsa në një moment personi i panjohur me vrap ka ikur nga vendi i ngjarjes”, njoftoi MPB.

Po ndërmerren masa për gjetje të kryerësit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button